Dafinës po i mungon koha e kaluar me Ledrin? E rikujton me këtë imazh

0
441

Këngëtarja, Dafina Zeqiri është një nga artistët më aktive në rrjete sociale ku ndanë postime të shumta si nga e kaluara por në të njëjtën kohë edhe nga përditshmëria e saj.

Artistja shqiptare, ka publikuar një foto  të vitit 2013-të, shkruan portali GazetaBlic.

Në historinë e saj në profilin zyrtar ‘Instagram‘, Dafina ka postuar një imazh nga bashkëpunimi me reperin Ledri Vula.

Më siguri se iu kujtohet bashkëpunimi, ‘Tonight‘ nga dyshja që është një nga projektet më të pëlqyera. Këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit këtë foto më sa duket po i mungojnë projektet në bashkëpunim me Ledrin.

Ndryshe, pas një lidhje dashurie dhe skandale, Dafina dhe Ledri tashmë nuk dihet a janë miq apo nuk flasin me njëri-tjetrin. Por, me faktin se e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale janë miq, por të largët.

Leave a Reply