Real Madridi ka arritur mbrëmë të mposht Real Sociedadin në udhëtim me rezultat 2-0.
Përkundër rasteve të mira të vendasve madrilenët arritën të mbajnë portën e paprekur, shkruan Gazeta Express.
Në portën madrilene ishte Thibaout Courtois i cili arriti të shpëtoj portën e Los Blancos disa herë, mirëpo aleat i tij ka qenë edhe shtylla tri herë.
Falë mos pranimit të golit, belgu arriti të mbaj portën e paprekur për të 100 herë me skuadrën madrilene.
Padyshim ky është një sukses i madh për të dhe u ndje i lumtur që arriti këtë me Real Madridin.