Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, po kërkon nga Bashkimi Evropian, të tregojnë se sa është punuar me raportin e Qeverisë së Kosovës lidhur me sulmin në Banjska.
Ai në një sesion dëgjimor në Parlamentin Britanik, është shprehur i acaruar se raportin Kosova e dorëzoi në janar, ndërsa jemi aktualisht në muajin mars dhe nga BE-ja nuk ka ende një epilog.
”Ne duhet të pyesim miqtë tanë në BE se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës”.
”Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit”.
”Çfarë po bëjnë ata për këtë?”.