JJ Gabriel kërkon largimin nga Manchester United, në garë Barcelona dhe Real Madridi

0
31

Talenti 15-vjeçar i Manchester Unitedit, JJ Gabriel, raportohet se ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes me klubin anglez, duke hapur mundësinë e një largimi nga “Old Trafford”.

Sipas raportimeve nga Anglia, familja e Gabrielit beson se zhvillimi i tij mund të realizohet më mirë në një tjetër klub evropian. Barcelona dhe Real Madridi thuhet se kanë zhvilluar bisedime paraprake për talentin, ndërsa edhe Bayern Munichu po e ndjek situatën.

Gabriel, i cili iu bashkua Manchester Unitedit në moshën 11-vjeçare, kishte tërhequr vëmendjen gjatë përgatitjeve parasezonale me ekipin e parë.

Megjithatë, mungesa e tij në ndeshjet e fundit raportohet se ka shtuar pakënaqësinë e palës së futbollistit. Manchester Unitedi, ndërkohë, nuk dëshiron ta humbasë një prej talenteve më premtues të akademisë.

Trajneri Michael Carrick ka kërkuar që ndaj 15-vjeçarit të tregohet kujdes dhe të shmanget presioni i panevojshëm.

E ardhmja e Gabrielit pritet të qartësohet në javët e ardhshme./04 Online/