E cilësojnë si Zlatan Ibrahimovic i futbollit të femrave dhe është afër transferimit te Milani. Kosovare Asllani është një sulmueset më të mira në planet. 32-vjeçarja u transferua te Real Madrid në vitin 2019.
Dy sezonet e para ishin të shkëlqyera në rrafshin personal, ndërsa në atë të fundit vuajti nga dëmtimet. Lojtarja shqiptare ka lindur në Suedi, kombëtare me të cilën debutoi në vitin 2008.
Asllani ka shënuar 43 gola me kombëtaren nordike, duke fituar medalje argjendi në Olimpiadat e vitit 2016 dhe 2020. Ndërkohë, në Kupën e Botës për femra në vitin 2019, Suedia dhe Asllani u renditën në vendin e tretë.
Goleadorja e njohur, e cila ka luajtur edhe me PSG e Manchester City, ka vendosur të mos rinovojë me “Los Blancos”, ndërkohë që në Itali e presin kuqezinjtë e Milanit.
Vajzat e Maurizio Ganz ka pretendime të larta për sezonin e ardhshëm dhe mbërritja e Asllanit pritet t’i japë entuziazëm të madh skuadrës.
Te Milani do rikthehet edhe Valentina Giacinti, e cila ishte e huazuar te Fiorentina. Sulmuesja e kombëtares italiane pritet të formojë një dyshe të fortë në repartin ofensiv me Kosovare Asllanin./SS