Anthony Gordon po vazhdon formën e mirë me Barcelonën, duke regjistruar asistimin e katërt në katër ndeshjet e para të La Ligës, në fitoren 5-0 ndaj Valencias.
Asistimi për golin e Fermin Lopez e bëri Gordonin vetëm lojtarin e tretë në shekullin XXI që arrin katër asistime në katër ndeshjet e para të kampionatit, pas Cesc Fabregas dhe Luis Suarez.
Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve pozitive, 25-vjeçari ende nuk ka shënuar golin e parë me fanellën e Barcelonës. Tifozët kanë kërkuar përmirësim në finalizim, pasi ai humbi disa raste ndaj Valencias, shkruan 04 Online.
“Anthony Gordon është një lojtar shumë i mirë, por e vetmja gjë negative është se duhet ta përmirësojë finalizimin në situatat një kundër një. Nuk mund t’i humbasë këto raste në Ligën e Kampionëve”, shkroi një tifoz në rrjetin social X.
Një tjetër komentoi: “Anthony Gordon ka humbur shumë raste.”
Ndërkohë, Gordon synon ta vazhdojë formën e mirë edhe në Ligën e Kampionëve, ku Barcelona të mërkurën përballet me Feyenoordin./04 Online/















































