Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i ngrohtë dhe me diell, duke krijuar kushte të favorshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29°C deri në 32°C, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me shumë intervale me diell./04 Online/















































