Sulmoi fizikisht një familjare, arrestohet suharekasi dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

0
220

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e për fat jo të mirë dita e ditës vetëm se po rriten, ky fenomen sa është shqetësues njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e shtetit.

Dhuna në familje nga raportet e përditshme të policisë në shumicën e rasteve shkaktohet nga mosmarrëveshjet ndërmjetë familjarëve, e ku kryesisht femrat janë viktima.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe gjatë ditës së martë në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Policia bën të ditur se një femër dje rreth orës 21:30 ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një familjar, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

Si pasojë e sulmit fizik policia tregon se viktima femër ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Poashtu, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply