BE ka një afat të ri për takimin e radhës Kurti-Vuçiq, çfarë tha Borrell?

0
193

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi në takimin me ministra të jashtëm të Ballkanit Perëndimor që pati sot në Bruksel. Borrel tha se në dialog duhet të krijohet “besim” mes palëve duke shtuar se kur delegacionet respektive të shteteve ulën të negociojnë nuk ka fare përparim.

“Sigurisht që kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe ministrat shprehën respektimin e plotë për zbatimin e marrëveshjeve paraprake, gjë që nuk po ndodh, dhe për vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv, përparim të shpejt të normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy palët pajtohen për këto, por kur ulen së bashku është e vështirë të bëhet përparim”, tha ai.

Ai shtoi se duhet të përmirësohet atmosfera në dialog dhe tha se shpreson që të ketë një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para verës.

“Ne duhet të krijojmë besim, është thelbësore që të përmirësohet atmosfera në dialog. Angazhimi në veprime pozitive për të krijuar besim dhe për të shmangur hapat e njëanshëm dhe shpresoj që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një takim të ri në nivelin e lartë politik me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, por puna për këtë është ende duke vazhduar”, theksoi shefi i diplomacisë së BE-së.

Leave a Reply