Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të dërgoj trupa paqeruajtës në Bosnjë e Hercegovinë pasi që gjendja është tensionuese, për shkakun që gjykata më e lartë e vendit ka pezulluar ligjet e miratuara nga njësia e saj rajonale me shumicë etnike serbe.
Mësohet se këto trupa kanë mbërritur në Bosnjë në ditën e djeshme, vetëm një ditë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e ripërsëriti mbështetjen për integritetin territorial dhe paqen e vendit.
Këta trupa paqeruajtës janë nga Itali dhe Çekia, të cilët u pritën nga forca e Bashkimi Evropian në Bosnjë, të quajtur si EUFOR.
Derisa, trupat rumune, helikopterët dhe furnizimet ushtarake do të mbërrijnë në ditët në vijim, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Sinjali.
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte ishte zotuar për mbështetjen “e palëkundur” të NATO-s për integritetin territorial të Bosnjës, pasi një sërë lëvizjesh serbe në Bosnje ngritën tensionet gati 30 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme.
Presidenti i entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës në Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor.
Raportohet se prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhërarrest të mërkurën për tre zyrtarë të lartë serbë të Bosnjës – përfshirë Dodik.
Dodik, i cili ka thënë më parë se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhërarrestit dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.
Aktet e tij, të cilat u miratuan më parë nga Asambleja Kombëtare e RS-së, vijnë si përgjigje ndaj vendimit të shkallës së parë nga Gjykata e nivelit shtetëror të BeH kundër Dodikut të lëshuar më 26 shkurt.
Gjykata me bazë në Sarajevë dënoi liderin serb të Bosnjës me një vit burg dhe e ndaloi atë nga politika për gjashtë vjet për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit të paqes të bashkësisë ndërkombëtare, diplomatit gjerman Christian Schmidt, që përbën një akt kriminal.
Por, vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë. /Telegrafi