Basketboll, Kosova përballet sot në “Minatori” me Norvegjinë

0
351

Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Minatori” të Mitrovicës, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të përballet me Norvegjinë.

Ndeshja e sotme është e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Kosova garon në Grupin C me Norvegjinë e Danimarkën.

Të tri përfaqësueset kanë nga një fitore e një humbje.

Dardanët kanë një fitore ndaj Danimarkës me rezultat 78:73 dhe një humbje nga Norvegjia me rezultat 86:77.

Motivimi është i madh në kampin e “Dardanëve” duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë./Koha

Leave a Reply