Bankat thyejnë rekordin, mbi 140 milionë euro fitim të pastër vitin e kaluar

0
136

Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim rekord gjatë vitit të kaluar, duke e arritur shumën e përgjithshme të fitimit të pastër prej 140.3 milionë euro.

Këtë fitim bankat e kanë siguruar falë normave të interesit në kredi si dhe tarifave të shërbimeve.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi gjatë vitit të kaluar ka qenë 6.3%, përderisa norma mesatare e interesit në depozita ka qenë 2.4 %, me një diferencë prej rreth 4% të interesit kredi-depozita, raporton Front Online.

Krahasuar me vitin 2021, bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2022 kanë fituar mbi 20 milionë euro më shumë.

Leave a Reply