Burrë e grua rrahen mes vete, përfundojnë të dy në Polici

0
110
Foto: Ilustrim

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Katund i Ri në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Konflikti mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast dyshohet se gruaja dhe burri i saj e kanë goditur njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, për çka u desh edhe ndërhyrja e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se ngjarja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e tyre, pasditen e së dielës, ku të dy bashkëshortët janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur.

Posa rasti është raportuar në Polici, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar dy palët në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet ndaj tyre, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply