Goditje për Chelsean, João Pedro mungon për disa javë

0
177

Chelsea ka marrë një lajm të keq, pasi sulmuesi brazilian João Pedro do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në kofshë.

Lëndimi ndodhi gjatë stërvitjes, duke bërë që ai të mungonte në humbjen 2-0 ndaj Tottenhamit. Trajneri Xabi Alonso konfirmoi se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme, ndërsa data e rikthimit mbetet e paqartë.

“Është një lojtar kyç dhe do të na mungojë, por duhet të jemi të përgatitur për ta përballuar këtë situatë”, deklaroi Alonso.

Mungesa e brazilianit është një goditje për londinezët, pasi ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tri asistime në shtatë paraqitje këtë sezon.

Chelsea tashmë duhet të gjejë alternativa në sulm për përballjet e ardhshme, përfshirë ndeshjen ndaj Liverpoolit në Kupën e Ligës./04 Online/