KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, të dielën mbrëma, pasi tregoi një paraqitje brilante në finale kundër Malishevës.
Vashat e drejtuara nga trajnerja Rudina Berisha, ishin në top formë dhe treguan dhëmbët qysh në setin e parë, të cilin e fituan 25-20, pas një rezistenceje të fortë nga ekipi malishevas.
Me ç’rastë, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në faqen e tij zyrtare në facebook, ka bërë të ditur se ndjehet krenar edhe me vajzat e Komunës së Suharekës që mbrëmë janë shpallur kampione në nivel vendi. raporton TV Prizreni.
Publikimi i plotë:
Edhe vajzat e Komunës së Suharekës kampione në nivel vendi.
KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë.
Ne jemi krenar me ju.
Bali Muharremaj