Bali Muharremaj: Edhe vajzat e Komunës së Suharekës kampione në nivel vendi

0
318

KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, të dielën mbrëma, pasi tregoi një paraqitje brilante në finale kundër Malishevës.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Rudina Berisha, ishin në top formë dhe treguan dhëmbët qysh në setin e parë, të cilin e fituan 25-20, pas një rezistenceje të fortë nga ekipi malishevas.

Me ç’rastë, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në faqen e tij zyrtare në facebook, ka bërë të ditur  se ndjehet krenar edhe me vajzat e Komunës së Suharekës që mbrëmë janë shpallur kampione në nivel vendi.  raporton TV Prizreni.

Publikimi i plotë:

Edhe vajzat e Komunës së Suharekës kampione në nivel vendi. 
KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë.
Ne jemi krenar me ju. 
Bali Muharremaj

Leave a Reply