Bajrami kritika Qeverisë për rritjen e pagës minimale: Punëtoret teknike të Kuvendit po paguhen nga 275 euro

0
65

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami argumentoi se si pushteti nuk po kujdeset për zbatimin e ligjit, e as për atë për rritjen e pagës minimale në 350 euro.

Si shembull, nënkryetarja e LDK-së i mori disa gra, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, që janë në grevë nga 16 shtatori.

Bajrami kujtoi fjalët e kryeministrit Albin Kurti se si nga rritja e pagës minimale do të përfitonin “plot 150 mijë punëtorë”, siç citoi ajo.

“Prej datës 16 shtator, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë 14 gra, të cilat janë në grevë, sepse ato paguhen në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Paga e tyre neto, sipas tyre është 275 euro, që nënkupton se as bruto nuk është në nivelin 350 euro”, tha ajo.

Deputetja tha se “këtu ka disa shkelje”.

“E kemi një kompani private që nuk po e zbaton vendimin e Qeverisë për pagën minimale. Por tjetra është që kjo kompani private ka kontratë me shtëpinë e demokracisë, me Kuvendin e Republikës së Kosovës, me ligjvënësit”.

Ndërkohë që ato gra vazhdojnë të jenë në grevë, Bajrami tha se ata si deputetë s’kanë informacion se kompanisë private të angazhuar nga Kuvendi i është shkëputur kontrata.

“Më e pakta që është dashur të bëhej, është dashur që t’i shkëputej kontrata asaj kompanie”, tha Bajrami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here