Arvanit Rexhaj, talenti që po shkëlqen në futbollin kosovar

0
556

Arvanit Rexhaj, një emër i ri por që premton shumë në futbollin kosovar.

18 vjeçari nga Prizreni ka mahnitur me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme tek skuadra e A&N, në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht si junior, Rexhaj kishte shënuar 8 gola dhe 3 asistime, kurse tek ekipi i parë, ai ka realizuar dy gola dhe një asistim.

Golat e bukur, kontrolli i topit, duelet në ajër dhe pasimet e sakta, e veçojnë në fushë nga futbollistët e tjerë, duke bërë që interesimi për të të jetë i madh edhe nga skuadrat e Superligës së Kosovës.

Karrierën si lojtar e ka filluar në vitin 2009 në KF “Kabashi”, për të vazhduar te KF “Winner” deri në vitin 2018. Si rrjedhojë, duke parë aftësitë e tij specifike në futboll, Arvaniti është bërë pjesë e FC “A&N”, duke nënshkruar kontratë për tre vite.

Për paraqitjet e tij fantastike, ai është vlerësuar me 3 çmime gjatë vitit 2022, çmime këto që dëshmojnë se e ardhmja e ndritur është në këmbët e tij.

Leave a Reply