Elezkurtaj: Jemi duke u ballafaquar me tri sëmundje infektive ditëve të fundit

0
340

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se qytetarët e Prizrenit ditëve të fundit janë duke u ballafaquar me tri sëmundje infektive.

Elzekurtaj ka përmendur gripin sezonal, infeksionet tjera të rrugëve të sipërme të frymarrjes të karakterit sezonal, dhe Covid-19.

Në reagimin e tij, Elezkurtaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes ndaj Covid-19, pasi zyrtarisht ende jemi në pandemi.

“Agresivitet i një gripi të zakonshëm
Ditët e fundit popullata jonë është duke u ballafaquar me tri sëmundje infektive: gripi sezonal, infeksionet tjera të rrugeve të sipërme të frymarrjes të karakterit sezonal si dhe Covid 19.
Eshtë interesant se sivjet gripi sezonal ka agresivitet më të theksuar për çka pacientët klinikisht janë më të renduar dhe koha e mjekimit është me e gjatë.
Meqenëse këto tri sëmundje janë me etiologji virale përshkrimi i pakontrolluar i antibiotikëve në këto raste jo vetëm që eshtë i gabuar por ndikonë edhe në dekursin e kësaj sëmundje.
Ne presim që piku i gripit sezonal të jetë diku rreth mesit të shkurtit për qka apelojmem te popullata që e vetmja mbrojtje kunder tijë sidomos në grup moshat e treta të jetë marrja e vaksinës se gripit.
Kolla perzistente ,ethet ,dhembjet muskulare dhe temperaturat e larta janë kokëqarje jo vetëm për pacientin por edhe për mjeket.Për fat të mirë rastet pozitive me Covid 19 jane shumë të rralla por kujdesi i komunitetit shëndetësor dhe popullatës ndaj Covid 19 duhet të vazhdojë ngase edhe zyrtarisht jemi ende në pandemi”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply