Arrestohet i kërkuari për aksidentin me fatalitet vitin e kaluar në Prizren, dërgohet në burg

0
261

I kërkuari me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren është dërguar tashmë në vuajtje të dënimit. Ai u arrestua në Prizren dhe pas verifikimit, rezultoi se po kërkohej lidhur me rastin për të cilin është shpallur fajtor vitin e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos nga Policia është Petrit Muhaxheri, 34-vjeçar.

I riu u arrestua në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata për aksidentin me fatalitet që shkaktoi në muajin mars të vitit të kaluar.

Muhaxheri u shpall fajtor dhe u dënua me mbi 1 vjet burgim lidhur me rastin ku goditi për vdekje një këmbësor në Prizren.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here