Anonymous vjen me një tjetër goditje për Serbinë, publikon e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe

0
196

Grupi i hakerëve “Anonymous” i ka dërguar një mesazh të ri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky grup hakerash bën të ditur se janë shumë të angazhuar dhe kanë “hakuar” e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme.

Ata e përfunduan mesazhin e tyre me fjalët: “Hej, kukull e Putinit, ku je? Akoma me qen?!”.

Mesazhi i tyre vjen pak ditë pasi ata kishin thënë se kanë hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe.

Ndryshe, për ditë të tëra ka nisur një “konflikt” online midis këtij grupi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Dhe gjithka filloi kur një llogari në Twitter, Anonymous TV që në emër ka të vendosur flamurin ukrainas, i pati bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.

Grupi me këtë rast publikoi edhe një video-mesazh ku zëri ishte i ndryshuar krejtësisht.

Leave a Reply