Aksionet në Veri – Hargreaves thotë se diskutoi me Kurtin “për shqetësimet e britanikëve dhe partnerëve”

0
205

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se me Kurtin diskutoi për “shqetësimin e përbashkët të Britanisë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për aksionin e fundit të Qeverisë në Veri të Kosovës”.

Hargreaves shtoi se është diskutuar edhe për një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.

“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/UKAmbKosovo/posts/122174147768226591?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here