Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Reshtan të Suharekës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:00 në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës.
Nga policia kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Fsh. Reshtan, Suharekë 03.08.2022-17:00.Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.