Aksident në Reshtan të Suharekës, lëndohen dy persona

0
454
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Reshtan të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 17:00 në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës.

Nga policia kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Fsh. Reshtan, Suharekë 03.08.2022-17:00.Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply