Rënia e flokëve të trashëguar tek burrat dhe gratë nuk ka lidhje me qekulibrimet hormonale që u trajtuan këtu. Sigurisht, ka një numër të stërmadh përtëritësish që mund të përdoren për shogësinë e trajtës mashkullore, por do tua lë juve të vendosni duke u këshilluar me mjekun tuaj. Këto lloj trajtimesh mund të përdoren vetëm kur kanë një bazë të përcaktuar qartë për të mbarështuar qdo rritje të re të flokëve; ato mund të kushtojnë shumë dhe ngadonjëherë lënë efekte anësore.
Qoftë tek gratë dhe qoftë tek burrat, kur ngjet qdo lloj hollimi, apo rënien e flokëve që nuk është gjenetike, kërkon ti shkohet në << rrënjë>> problemit dhe një mënyrë të menduari pozitive zgjidh vetëm një anë të këtij ekuacioni të koklavitur. Rënia e flokut mund të shkaktojë stres të madh psikologjik.Është e një rëndësie të veqantë mbajtja e një shikimi vetjak pozitiv, një vlerësim për veten.
Kështu është mjaft e rëndësishme ta pranosh vehten ashtu siq je dhe të arrish të kuptosh se je i dashur në mënyrën tënde, pavarësisht nga sasia e flokëve që ke në kokë. Por kjo s’do të thotë të mos trajtosh me barna mjekësore lëkurën dhe flokun tënd; pasi këto janë tregues të qartë të sëmundjeve. Por mos të të lëshojë zemra, kur përjeton ndonjë rënie të lehtë. Kjo gjë është pjesë e natyrshme e procesit të plakjes që po ngjet tek ty. Bjeri pas vehtes, pranoje vehten ashtu siq je, duaje veten dhe gjithqka do të rregullohet!















































