“Dil prej shpisë, se t’prej edhe e pi gjakun tënd”/ Djali bashkë me gruan e kërcënojnë dhe rrahin nënën e moshuar

0
456
Foto: Ilustrim

Në një familje në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit, djali bashkë me nusen e tij, dyshohen se kanë keqtrajtuar nënën e moshuar.

Sinjali mëson se rastin në polici e ka denoncuar 66-vjeçarja, e cila ka deklaruar se djali i saj ka kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia ku jetojnë, duke e kërcënuar në mënyrë bizare se do e presë e do e pijë gjakun e saj. Po ashtu ankesa ka edhe për gruan e djalit, për të cilët thotë se e ka kërcënuar.

E moshuara ka deklaruar se është rrahur nga djali dhe reja e saj dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Me urdhër të prokurorit, djalit të të moshuarës i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/

Leave a Reply