Aksident në Budakovë të Suharekës, një femër pëson lëndime trupore

0
241
Foto: Ilustrim

Një aksident me lëndime si shkak i neglizhencës ka ndodhur dje në fshatin Budakovë të Suharekës.

SuharekaOnline mëson se për shkak të pakujdesisë, një shofere ka goditur nga mbrapa një pasagjere, duke i shkaktuar lëndime në këmbë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje derisa vetura ka qenë e prishur, e njëjta ka lëvizur mbrapa dhe një femër pasagjere ka qenë mbrapa veturës, ku edhe e ka goditur në këmbë.

E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Leave a Reply