Agjenti i Bernardeschit konfirmon të ardhmen e futbollistit

0
411

Agjenti i Federico Bernardeschit ka insistuar se sulmuesi anësor është i lumtur në Juventus dhe se ai nuk dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Përfaqësuesi italian iu bashkua Juventusit në një transferim nga Fiorentina në vlerë prej 40 milionë eurosh dhe me kontratë pesëvjeçare në vitin 2017, mirëpo ai nuk ka arritur ta dëshmojë veten mjaftueshëm në skuadrës e kampionit të Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Mediumet italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm ta largojë 26-vjeçarin nga skuadra sapo të marrë ofertë nga ndonjë klub për të. Madje, bardhezinjtë kishin qenë të gatshëm ta lirojnë ata edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Marrëveshja me Barcelonën nuk u realizua, ndërsa Juventusi e refuzoi ofertën e Milanit për ta përfshirë Bernardeschin në një marrëveshje shkëmbimi me Lucas Paquetan.

Milani mund të vendosë ta kthejë interesimin për futbollistin kur të hapet afati kalimtar i verës, përderisa edhe Atletico Madridi raportohet të jetë ndër klubet e interesuara për futbollistit.

Juventusi nuk ka marrë ende asnjë ofertë konkrete për të, por agjenti i futbollistit, Beppe Bozzo, ka theksuar se klienti nuk dëshiron të largohet.

“Federico është i lumtur me Juventusit. A po e mendojmë transferimin e tij në ndonjë klub tjetër? Jo, ai dëshiron të mbetet pjesë e bardhezinjve”, tha Bozzo, në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport. 

Leave a Reply