A po ndodhë befasia më çmendur e këtij afati kalimtar: Mendes kontakton Barcelonën për Ronaldon

0
266

Me Cristiano Ronaldon në kërkim të një rrugëdaljeje nga Manchester United, AS raporton se agjenti i tij Jorge Mendes ka diskutuar për një kalim të mundshëm me Barcelonën.

Superylli portugez mburret me lidhje të forta me Real Madridin, por mund të transferohet në afat në “Camp Nou”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron sa më parë të largohet nga “Old Trafford”, pasi klubi nuk ka transferuar ende ndonjë lojtarë dhe ka ndërruar shumë shpesh trajnerët.

Po ashtu, Ronaldo nuk është i bindur nga Erik ten Hag dhe që do të luajë në Ligën e Evropës, duke synuar kështu Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, portugezi e ka pas Barcelonën, ekipin më kundërshtar, pasi aty ka luajtur edhe rivali i tij më i madh, Lionel Messi.

Mirëpo, Ronaldo mund të shkaktojë sensacion në botën e futbollit, duke u transferuar te Katalunasit, për të synuar më pas edhe trofe individual.

Natyrisht se ky nuk do të ishte një lajm i mirë për tifozët e Real Madridit, që nuk do ta pranonin aq lehtë kalimin e legjendës së tyre te një skuadër që i rivalizon me trofe.

Në garë për Ronaldon raportohet të jenë edhe Chelsea, Bayern Munichu dhe Napoli. /Telegrafi/

Leave a Reply