5 gabimet që të gjitha femrat bëjnë kur depilohen

0
674

Funde e pantallona të shkurtra, fustane pas trupi, veshje që ekspozojnë lëkurën, jemi zyrtarisht në stinën e verës, zyrtarisht në sezonin e depilimit rregullisht!

Pas muajsh të gjatë pritjeje, lëkura përkëdhelet nga rrezet e diellit dhe femrave i duhet të eliminojnë çdo qime të dukshme nga ajo. Ndonëse ekzistojnë shumë metoda depilimi ajo me brisk është më e përdorura. Rreziku për të gabuar nuk është i vogël, ndaj Living do të ndajë me ju më poshtë 7 gabimet që bëni kur depiloheni!

Nuk përgatisni lëkurën
Mos u depiloni asnjëherë nëse lëkura juaj nuk është e lagësht! Në të thatë depilimi jo vetëm që është i dhimbshëm por nuk është efektiv. Një ditë më parë duhet të keni bërë një skrab në mënyrë që nga lëkura të keni eliminuar çdo shtresë të vdekur qelizash.

Përdorimi i brisqeve për meshkuj
Brisqet e meshkujve janë të projektuar ndryshe nga brisqet e femrave. Këto të fundit kanë në tehet e tyre xhel aloe vera apo vitaminë E, duke qenë se lëkura e femrave është më delikate. Brisqet e femrave duhet të jenë të paktën me 4 tehe për të ndjekur formën e trupit të një gruaje.

Nuk përdorni krem rroje apo xhel
Nëse ju nuk e hidratoni lëkurën para depilimit, e sigurtë që pasi të keni hequr qimet lëkura juaj do të jetë e irrituar me puçrra të cilat mund të infektohen.

Përdorimi i sapunit apo shampos si xhel rroje
Mund të mendoni se sapuni apo shampoja mund ta zëvendësojnë lehtë xhelin e rrojës, por e keni gabim. Sapuni than yndyrën nga lëkura, duke e bërë më të vështirë depilimin. Lëkura kërkon të jetë krejtësisht e hidratuar në mënyrë që qimet të hiqen sa më mirë, shpejtë e pa dhimbje.

Lënia e briskut në ujë
Sigurohuni që pas përdorimit briskun ta lani, ta thani me një copë e ta vendosni në një vend të thatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here