16 shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë

0
290

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili ka thënë se aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19, gjashtë prej tyre në oksigjenoterapi dhe një në gjendje të rëndë.

Sipas, Ismailit të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në format më të rënda kanë qenë të pavaksinuara.

“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar të tjerat janë stabile”, tha ai.

“Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha Ismaili për EO.

Leave a Reply