Këto lagje e rrugë në Prizren sot do të mbesin deri në ora 18:00 pa ujë të pijes

0
1038

Për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar për dislokimin e gypave Ø315mm dhe Ø225mm te Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, disa rrugë kanë mbetur pa ujë të pijes.

Siç thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, furnizimi me ujë të pijes pritet të kthehet në ora 18:00.

“KRU Hidroregjioni Jugor SHA ju njofton se nesër, më datë 02.06.2024, operatori ekonomik i angazhuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prizrenit do të zhvillojë punime për dislokimin e gypave Ø315mm dhe Ø225mm te Qendra Sportive. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, planifikohet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 09:00 deri në orën 18:00.
Pa ujë do të mbesin zonat:

  • 📍Lagjja 11 Marsi
  • 📍Rruga Janina
  • 📍Rruga Rrustë Kabashi
  • 📍Rruga Fan Noli
  • 📍Banesat te rrethi i Bazhdarhanes
  • 📍Një pjesë e lagjes Kurilla
  • 📍Lagjja Dardania 1 dhe 2
  • 📍Kazerma e FSK-së
    Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here