Zhang triumfon me nokaut brutal ndaj Wilderit

0
294

Boksieri kinez Zhilei Zhang ka nokautuar amerikanin Deontay Wilder në raundin e pestë, në përballjen kryesore të mbrëmjes së boksit të mbajtur në Riad të Arabisë Saudite të shtunën mbrëma. 

Zhang fillimisht trondi Wilderin me një të djathtë të fuqishme e më pas vazhdoi sulmin duke i dhënë edhe një të djathtë ish-kampionit të botës dhe e rrëzoi atë. Ndonëse Wilder u ngrit në këmbë arbitri e ndërpreu përballjen.

Për Wilderin ishte humbja e katërt në karrierë, karshi 43 fitoreve (42 KO) e një barazimi. Për të mund të ketë qenë lufta e fundit në karrierë. 

Kinezi 41-vjeçar Zhang ka shënuar fitoren e 27-të karshi dy humbjeve e një barazimi. Kjo fitore pritet ta afrojë atë drejt një lufte për titull bote. 

Përballja mes tyre ishte kryesorja në mbrëmjen ku u zhvillua një garë 5 kundër 5 mes dy promocioneve ndër më të mëdhatë të boksit, Queensberry Promotions dhe Matchroom Boxing. Të pesë duelet i fituan boksierët e Queensberry Promotions. 

Në një meç tjetër të peshës së rëndë Daniel Dubois ndali kroatin Filip Hrgoviq në rundin e tetë duke e fituar titullin e përkohshëm të botës në versionin IBF. Dubois në shtator pritet të përballet me Anthony Joshuan. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here