Zyrtari i LDK-së në Prizren dhe njëherit ish drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi, ka njoftuar se sapo ka dalë nga shtypi libri i tij i parë, “Hasi gjatë ditëve të luftës”.
Kabashi këtë e ka bërë të ditur duke shpërndarë njoftimin e shtëpisë botuese “FIDANI”, në të cilin thuhet se ky libër është një sinopsis kohe, një kronologji e ndodhive të viteve ’90-ta.
“Sot nga shtëpia botuese “Fidani” në Prizren doli nga shtypi libri i autorit FEJZË KABASHI i titulluar “HASI GJATË DITËVE TË LUFTËS” (KUJTIME NGA KOHA E LUFTËS SË UÇK-SË)
Libri në fjalë është një sinopsis kohe, ku ngjarjeve të viteve ’90 autori iu rrinë besnik duke i përshkruar në formën kronologjike duke mos i stërmadhuar, por vetëm e vetëm ashtu se si kanë ndodh.
Pluhuri i kohës po i mbulon ngjarjet e lavdishme të popullit tonë. Ngjarje që dhashë zoti të mos na përsëriten më asnjëherë.
Libri i përjetëson këto ngjarje të dhimbshme ku populli ndodhej në udhëkryqe, ja vdekje ja liri.
Ngjarjet e këtij libri herë-herë marrin formën e ditarit i cili fillon të mbahet nga autori në kohën kur ishte student dhe deri në vitin 2000.
Autorit i urojmë suksese dhe shëndet dhe shpresojmë se do të na dhuroj edhe në të ardhmen libra të tillë”, thuhet në njoftim./04 Online