Zhegrova mungon – Rrahmani i lë në gjysmë stërvitjet, konsultohet me stafin mjekësor

0
172

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të shtunën e zhvilloi stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali, para duelit kundër Norvegjisë që luhet më 5 qershor.

FFK-ja ka shkruar se në stërvitje ka munguar Edon Zhegrova, ndërsa Amir Rrahmani stërvitjen e ka ndërprerë para kohe.

“Në stërvitje për shkak të një shqetësimi të vogël ka munguar Edon Zhegrova, derisa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël”, ka shkruar FFK-ja.

Përzgjedhësi Franco Foda, sipas FFK-së, në stërvitje është fokusuar në pjesën taktike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here