Nëndega e LDK-së “Gani Çavdërbasha” ka zgjedhur kryetarin e ri.
Juristi Çabej Nurkollari ka marrë besimin e delegatëve për ta udhëhequr këtë nëndegë për një mandat katër vjeçar, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “Gani Çavdërbasha” në Prizren, zgjodhi për kryetar z. Çabej Nurkollari, kryesinë dhe dy delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Çabejin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online