Ylli përforcohet me amerikanin, Wes Washpun

0
165

KB Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Kampionët në fuqi të Kosovës njoftuan se kanë arritur marrëveshje me Wes Washpun, shkruan Gazeta Express.

Basketbollisti amerikan luan në pozitën e organizatorit.

Ai është 29-vjeç dhe i gjatë 185 centimetra.

Washpun së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga elita e basketbollit meksikan, Ostioneros de Guaymas, ku luajti me mesatare prej 14 pikëve, 3 kërcimeve dhe katër asistimeve për ndeshje.

Leave a Reply