Xhengis Rexhepi pas largimit nga Liria: Tifozëve prizrenas iu shtohet edhe një “ Arpagjik”

0
386

Xhengis Rexhepi më nuk është trajner i Lirisë së Prizrenit, ekip ky që iu kthye Superligës pas katër sezonesh militimi në Ligë të Parë. Trajneri tetovar pas suksesit të arritur me klubin prizrenas ka ndarë rrugët me bardhezinjtë nga qyteti i vjetër, pasi që eliminoi Ferizajin në playout për Superligë duke e rikthyer Lirinë në elitë.

“Personalisht unë s’kam bërë asgjë të veçantë, vetëm nuk e kam lejuar që Liria sezonin e ardhshëm të luajë në Ligë të Parë,” ka shkruar ndër të tjera Rexhepi në postimin e tij në Facebook.

Ndërsa Liria ka falenderuar trajnerin 40-vjeçar për punën e bërë, ndërsa ka kumtuar se me përfundimin e sezonit ka përfunduar edhe kontrata me trajnerin në fjalë, derisa me marrëveshje dypalëshe, ajo nuk është vazhduar.

“Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët. Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm. Klubi, e falenderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur. ‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë. Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falenderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar.” — ka shkruar njoftimi i FC Liria sot.

“Dua të ju njoftoj se kam vendosur që të bëj një pushim për t’u rikthyer në të ardhmen në qytetin e traditës, kulturës të futbollit.

Të nderuar tifozë prizrenas dhe tifo grupi “Arpagjik’t”, ju jeni shkaktarë kryesorë që Liria sezonin e ardhëshëm do të luaj në Superligë. Tash e tutje ju shtohet + një Arpagjik më shumë në mesin tuaj.” — ka shkruar Rexhepi.

“I dashur staf teknik, të dashur futbollistë, staf mjeksor, staf punues, ju jeni krenaria e qytetit të Prizrenit, ju jeni ata që keni bërë te pamundurën të mundur. Personalisht, unë s’kam bërë diçka të veçantë, vetëm nuk kam lejuar që LIRIA sezonin ardhshëm të luajë në Ligë të parë.” — ka përfunduar shkrimi i trajnerit nga Tetova që në fund ka shkruar mirupashfim Prizren dhe mirupafshim arpagjik, duke mos dhënë lamtumirën përfundimtare për bardhezinjtë. /Topsporti

Leave a Reply