Vjosa Osmani i shkruan Erdoganit: Faleminderit juve dhe Turqisë!

0
342

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, për urimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me një falënderim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e Turqisë.

“President Erdogan, falënderime për urimet tuaja për përvjetorin e pavarësisë sonë. Republika jonë e re është mirënjohëse për mbështetjen e Turqisë. Populli kosovar është mirënjohës për marrëdhënien e veçantë me Turqinë”, shkruan Osmani në urim./Indeksonline/

Leave a Reply