Villas-Boas: Nuk rikthehem në Angli!

0
408

Andre Villas-Boas po përflitet si alternativë për të marrë drejtimin e Newcastle United sezonin e ardhshëm, pasi qymyrxhinjtë do të kalojnë në pronësinë e princit të Arabisë Saudite Bin Salman dhe kanë një projekt ambicioz për të ardhmen duke filluar që nga stoli.

Gjithsesi Villas-Boas nuk i ka harruar eksperiencat negative që pati në Premier League me dy skuadrat londineze Chelsea dhe Tottenham dhe aktualisht ndihet mirë te Marseille dhe as që e çon nëpër mend rikthimin në ishull. Marseille e mbylli kampionatin francez që u ndërpre përfundimisht përpara disa ditësh duke dhënë edhe verdiktet finale, në vendin e dytë dhe sezonin e ardhshëm do të luaj% në Champions League.

“Jam shumë i lumtur te Marseille dhe nuk më interesojnë klubet e tjera”, tha fillimisht Villas-Boas kur u pyet për një kalim të tij të mundshëm te Newcastle.

“Nëse agjenti im më merr në telefon dhe më thotë të rikthehem në Premier League, do e refuzoj menjëherë. Nuk dua të rikthehem në Angli, jam i lumtur te Marseille dhe dua të drejtoj në Champions League me këtë skuadër”, tha tekniku portugez.

Leave a Reply