Veza është një produkt ushqimor që ka rëndësi në ruajtjen e tensionit. E bardha e vezës njihet për uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Studime të realizuara në bashkëpunim mes shkencëtarëve amerikanë dhe atyre kinezë, kanë treguar se albuminat, të cilat janë pjesë përbërëse e të bardhës së vezës, janë në gjendje të ndikojnë në tension, duke bërë që efekti i saj të jetë po aq i lartë sa edhe konsumimi i barnave.
Sipas studiuesve, kjo lloj proteine arrin të bllokojë veprimin e një enzime e cila provokon rritjen e tensionit.















































