Vetaksidentohet një biçiklist në Prizren, lëndohet rëndë

0
476
Foto: Ilustrim

Një biçiklist është lënduar rëndë pasi është vetaksidentuar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30, i dyshuari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut, i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, por gjendje e tij shëndetësore është stabile.

“Raportohet për një aksident trafiku ku i dyshuari biçiklisti mashkull kosovar për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas mjekut gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon tretmanin në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply