Vaksina e Modernas prodhon dyfishë më tepër antitrupa sesa ajo e Pfizerit, thotë një studim

0
431

Vaksina antiCOVID e Modernas prodhon dyfishë më tepër antitrupa sesa vaksina e Pfizer/BioNTechut, është konstatuar në një studim që i është bërë personave të vaksinuar, raporton Bloomberg.

Në një studim të afro 2500 punonjësve në sistemin shëndetësor në Belgjikë është zbuluar se niveli i antitrupave në mesin e individëve që nuk ishin infektuar me koronavirus më herët para se të merrnin dy doza të vaksinës së Modernas ishte mesatarisht 2881 njësi për mililitër, krahasuar me 1108 për mililitër me personat e grupit të ngjashëm që morën dy vaksina të Pfizerit.

Rezultatet, janë publikuar në Revistën e Asociacionit Mjekësor Amerikan, ndërsa dallimet mund të shpjegohen, për sasi më të madhe të përmbajtjes në vaksinë të Modernas, 100 mikrogramë krahasuar me 30 në atë të Pfizerit, dhe interval më të gjatë mes dozave që ka vaksina e Modernas, katër karshi tri atyre të Pfizerit.

Leave a Reply