Uzuni i pandalshëm. Sulmuesi beratas vijon të tregojë cilësitë prej bomberi në Segunda Division, teksa pasditen e sotme ka dërguar sërish topin në rrjetë.
Granada ia doli të triumfojë 1-3 me përmbysje në transfertën ndaj Burgos dhe të ruajë vendin e tretë me 54 pikë. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi pikërisht golin e avantazhit në minutën e 84-t.
Ky është goli i 18 sezonal për Myrto Uzunin, që kryeson bindshëm renditjen e golashënuesve, me plot 7 më shumë se ndjekësi më i afërt.
Golat e sulmuesit janë një lajm mjaft i mirë edhe për trajnerin Sylvinho. Ky i fundit po planifikon skuadrën me të cilën do të nisë eliminatoret e Europianit, ndaj Polonisë më 27 mars./SS