Muriqi i pafat, i anulohet goli në fund të ndeshjes

0
192

Vedat Muriqi ka qenë shumë i pafat në duelin e fundit me Mallorcan.

Mallorca e humbi ndeshjen në shtëpi kundër Elches të shtunën, në kuadër të xhiros së 24-t të La Ligas spanjolle.

Lucas Boye shënoi për mysafirët dy minuta para fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, Muriqi i barazoi shifrat në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Por gjyqtari kryesor i ndeshjes e anuloi atë për shkak se gjatë ndërtimit të aksionit, ishte shkaktuar ndërhyrje e palejuar nga një bashkëlojtar i Muriqit.

Mallorca mbetet me 31 pikë në 24 ndeshje të luajtura.

Elche në vendin e fundit ka 12 pikë.

Leave a Reply