Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Real Madrid dhe Chelseat në UEFA Champions League.
Takimi nis nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, shkruan IndeksOnline
Sonte premtohet spektakël nga klubi i Zinedine Zidanes dhe Thomas Tuchelit.
Te Reali priten të mungojnë këta lojtarë: Ramos, Valverde, Mendy dhe Lucas.
Kurse te Blutë e Londrës do të mungoj vetëm Kovacic.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Thibaut Courtois; Varane, Militao, Nacho, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos, Vinicius Junior, Hazard, Benzema
Chelsea: Edouard Mendy; Christensen, Silva, Azpilicueta; James, Chilwell; Kante, Jorginho, Mount, Pulisic, Werner