Një grua, e cila u braktis nga burri i saj pasi papritur filloi ti rritej mjekra, tregon se tani qimet në fytyrën e saj janë tipari më i mirë i saj.
Mandeep Kaur nuk kishte patur kurrë qime në fytyrë para se të martohej me ish-bashkëshortin e saj në vitin 2012. Megjithatë, disa vite pas martesës së saj, gjërat ndryshuan papritur kur asaj iu shfaqën qime në fytyrë.
Për shkak të kësaj gjendje burri i saj i kërkoi divorcin dhe Mandeep ra në depresion.
Për t’u marrë me shëndetin e saj mendor, për të pranuar tiparet e saj të reja dhe për të përballuar refuzimin nga burri Mandeep filloi të frekuentonte një Gurdwara, një vend adhurimi midis Sikhwve.
Që atëherë, ajo është bekuar nga Guru Sahib. Falë mësimeve të tij, Mandeep mësoi të pranonte mjekrën e saj. Tani ajo është bërë dhe imazhi i një marke tregtare motoçikletash.
Mandeep, nga Punjab, Indi punon së bashku me vëllezërit e saj në bujqësi.
Mandeep nuk është e vetmja grua që ka pranuar qimet në fytyrë. Harnaam Kaur, nga Slough, ka treguar më parë se si mësoi të pranonte qimet e fytyrës që filluan të rriteshin kur ajo ishte 11 vjeç.
Pasi u diagnostikua me PCOS në moshën 12-vjeçare, Harnaam kishte dy seanca depilimi në javë për katër vjet, përpara se të merrte vendimin për të rritur mjekrën e saj.
Për The Mirror, ajo tha se një ditë, pas seancave të depilimit mori vendimin për të pranuar veten ashtu siç është. Që atëherë, Harnaam është bërë i njohur në mediat sociale dhe është shfaqur në Vogue Japan, Teen Vogue dhe Cosmo India, madje ka mbajtur një TED Talk.