Tri atlete nga Prizreni pjesëmarrëse në garën ndërkombëtare “Trofeu i Malit të Zi”

0
384

Tri atlete të KA “Prizreni” nesër do të udhëtojnë drejt Tivarit ku pritet të mbahet gara ndërkombëtare “Trofeu i Malit të Zi”.

Atletet nga Prizreni do të përcjellen nga kryetrajneri dhe njëherit selektor i ekipit të përfaqësueses së Kosovës për senior, Bajram Duja.

Sara Susuri, Emine Junuzi dhe Merve Spahi pritet të kenë rezultatet më të mira në këtë garë.

“Tri atlete të Klubit të Atletikës “Prizreni” dhe kryetrajneri i klubit dhe njëherit selektor i ekipit përfaqësues të Kosovës për senior Bajram Duja, nesër udhëtojnë në Tivar për t’marrë pjesë në garën ndërkombëtare “Trofeu i Malit të Zi” dhe pas garës vazhdojnë përgatitjet 10 ditore me reprezentacionin e Kosovës.
Sara Susuri do të garoj në 100 m.,
Emine Jenuzi në 400 m. dhe
Merve Spahi në 1500 m.
Unë si trajner i vajzave, pres rezultate të mira dhe fitore ne garat ku do të marrin pjesë.
Suksese vajza drejt rekordeve personale dhe shtetërore!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here