Tri vjet nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

0
78

Më katër prill të vitit 2021, Vjosa Osmani ishte zgjedhur në postin e presidentes së Kosovës.

Me 71 vota pro nga 82 sa ishin në kutinë e votimi, Vjosa Osmani ishte zgjedhur në krye të shtetit. Ajo është gruaja e dytë që votohet nga Parlamenti i Kosovës për këtë post, dhe presidenti/ja e gjashtë me radhë e Kosovës.

Zgjedhja presidente e Osmanit ishte bërë në raundin e tretë të votimit, meqë në dy raundet e para nuk kishte marrë votat e mjaftueshme, 80 sosh ose 2/3 e deputetëve të Kuvendit.

Pas zgjedhjes, Osmani kishte mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Gjatë këtij fjalimi, ajo kishte dhënë një porosi për vajzat dhe gratë duke u thënë se, gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

“Sot po e përmbyllim parathënien e historisë e re politike të Kosovës. Sot, Kosova zgjodhi edhe njëherë një presidente grua dhe për të gjitha vajzat e vogla shpresoj që ta mbani mend këtë që po e them tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ato vetë dëshirojnë dhe ëndërrojnë”, ishte shprehur presidentja./Reporteri.net/

Leave a Reply