Trendi i ri me botoks po përhapet me shpejtësi në rrjet!

0
856

Gjithnjë e më shumë gratë dhe vajzat po kërkojnë injektime botoksi në këmbë. Ky trend i ri quhet “calf tox”.

Bëhet fjalë për injektimin e botoksit në këmbë për t’i bërë ato më të holla. Vetë procedura nuk është e re, për të është folur dhjetë vjet më parë, por TikTok-u kontribuoi në ringjalljen e trendit. Ekspertët thonë se problemi është se aftësia e muskujve me botox për të pompuar gjakun nga këmbët në zemër mund të dëmtohet. Kjo nënkupton jo vetëm probleme për t’u marrë me sport, por edhe një rrezik serioz për shëndetin.

Dhimbja, ënjtja, hematomat dhe reaksionet alergjike janë vetëm disa nga efektet anësore të mundshme. “Duke injektuar Botox në këmbë, ju do të relaksoni përkohësisht muskujt e tyre duke bllokuar mbaresat nervore. Kjo mund të ndikojë në aktivitetet e përditshme, pra mënyrën se si ecni, vraponi ose kërceni”, tha kirurgu plastik Andrew Peredo për New York Post, duke shtuar se efektet afatgjata janë ende të panjohura.

“Kur ndryshoni anatominë e shputave dhe këmbëve, mund të shkaktoni një reaksion zinxhiror. Për shembull, kur godet një objekt me gishtin e këmbës, mund të shkaktojë dhimbje në gjunjë, ijë apo shpinë”, shpjegoi eksperti dhe theksoi se beson se përdorimi i botox-it në këtë mënyrë nuk duhet të shkaktojë dëmtime të përhershme, pasi muskuli do kthehet në normalitet kur botoksi zhduket.

Ndërkaq, a mund të bësh Botox gjatë shtatzënisë? Tia Jackson-Bey, një endokrinologe riprodhuese e certifikuar, specialiste e infertilitetit dhe gjinekologe, thotë se botox së bashku me lyerjen e flokëve dhe heqjen e qimeve me lazer është një pyetje që shpesh bëhet nga pacientët e saj. Injeksioni nuk rekomandohet nga ekspertët. “Sipas FDA, Botox është një ilaç i kategorisë C gjatë shtatzënisë”, thotë dermatologia e certifikuar nga bordi Kim Nichols, MD, FAAD, e cila shpjegon se kjo do të thotë se nuk ka një numër të mjaftueshëm të studimeve për të treguar sigurinë e tij gjatë shtatzënisë./ TAR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here